Nano për inceneratorët: Është situatë skandaloze

Shqipëria

Nano për inceneratorët: Është situatë skandaloze

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 20:18
Foto ilustrim

Sa i përket skandalit të inceneratorëve, i ftuar në MCN TV, analisti Mustafa Nano tha se publiku pret që Rama të ngrejë zërin kundër atyre që kanë bërë gjëra të tilla.

Sipas gazetarit ky skandal është i paprecedentë dhe nuk ndodh në asnjë vend tjetër.

“Unë pres që kryeministri të thotë diçka, këtu duam që Rama të ngrejë zërin ndaj atyre që kanë bërë gjera të tilla. Është situata skandaloze, nuk bëjnë vaki në gjëra e tjera. Rama dhe njerëz të tjerë të bërtasin, t’i kërkojnë SPAK t’i shkohet deri në fund kësaj gjejë. Nëse nuk i shkohet deri në fund të tjerat janë përralla. Pres nga mazhoranca një zë autoritar.

Prandaj po them, opinion publik ta thotë të veten në lidhje me këtë gjë. Problemi është që organit të drejtësisë duhet të bëhet thirrje nga të gjitha anët që të mos kenë asnjë lloj kompleksi”, tha Nano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat