Drejtuesi i gomones në plazhin e Jalës humb kontrollin, përplas dy pushues pranë bregut të detit! Ja si është gjendja e tyre

Shqipëria

Drejtuesi i gomones në plazhin e Jalës humb kontrollin, përplas dy pushues pranë bregut të detit! Ja si është gjendja e tyre

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 12:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Jalës ku një gomone ka dalë në breg duke dëmtuar dy pushues.

Policia bën me dije se 37-vjeçari Gjergji Priftuli ka humbur kontrollin e gomones duke përplasur dy të rinjtë të cilët janë dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar nga policia. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

“Sot, rreth orës 11:20, në plazhin e Jalës, shtetasi Gj. P., 37 vjeç, duke drejtuar një mjet lundrues tip (gomone), dyshohet se ka humbur kontrollin duke dalë në breg, ku si pasojë ka dëmtuar shtetasit A. S., 31 vjeç dhe E. GJ., 25 vjeçe, të cilët janë transportuar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat