Jugu bosh, Ozuni: Shkojnë në resorte me 5 yje dhe ankohen për çmimin e shezlongeve

Shqipëria

Jugu bosh, Ozuni: Shkojnë në resorte me 5 yje dhe ankohen për çmimin e shezlongeve

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 21:27
Ferjolt Ozuni

Raportimet e fundit mediatike rreth jugut nuk janë optimiste për shkak të mungesës së turistëve. Të njëjtën gjë e konfirmon për Ora News edhe eksperti i turizmit, Ferjolt Ozuni.

Ozuni: Në bregdetin e jugut ka shumë zona me shezlonge bosh, hotele të boshatisura. Ka shumë arsye, një nga ato është mbulimi mediatik që i është bërë disa faturave.

Në një intervistë me gazetarin Arnold Kariqi, Ozuni thotë se situata është në atë pikë saqë operatorët e jugut dyshojnë se gjithë sulmi ndaj tyre financohet nga operatorët e Adriatikut.

Ozuni: Rrezikojmë një bomerang me të gjitë këtë lojën e çmimeve që nisi si një trend që para muaji por ishte pak i maskuar për shkak të disa prej operatorëve më të mëdhenj të njësive akomoduese në gjithë jugun të cilët e mbajtën deri diku çmimin.Ka arritur deri aty situata sa operatorët e jugut mendojnë se gjithë ky sulm vjen nga operatorët e Adriatikut.

Por eksperti i turizmit e ka një shpjegim për gjithë këtë situatë që sipas tij ishte paralajmëruar prej kohësh që do të ndodhte por u finalizua këtë sezon.

Ozuni: Është një situatë që jugu po e përjeton më keq sepse ka pasur një klientelë ndryshe. Adriatiku ka pasur kryesisht çartera që vinin nga jashtë, të huaj, familjarë të organizuar. Ky organizim në grup është më i lehtë i menaxhueshëm, i jep informacionin që do ti japësh. Jugu ka operuar me shqiptarë nivel i lartë apo ata që kanë pëlqyer ta shohin vetën në nivel të lartë, ka operuar me turistë individualë që shkojnë me makinat e tyre. Momentin që nuk janë të organizuar ata marrin çfarëdo informacioni që mund tu paraqitet. Në jug si në çdo vend të Shqipërisë ke restorante dhe hotele nga të gjitha kategoritë në varësi të xhepit tënd.

Nëse ti do për të bërë dy check-ine dhe për të nxjerrë dy fotografi të harxhosh gjithë rrogën mujore për një ditë atje atëherë kjo është zgjedhja jote, nuk ke pse ankohesh. Normalisht dhe atje ka abuzime. Por s'ka restorant që nuk ka një menu me çmime, nëse restoranti abuzon me çmimin nga menuja në faturë është e drejta jote të ankohesh. Nuk flitet për Durrësin. Ka hotele me 5 yje që kushtojnë 350 euro nata.Nuk flet njeri. Sepse janë të gjithë këta persona që shkojnë në jug me dy para të bëra në forma të ndryshme dhe pasi i harxhojnë kthehen dhe u dhimbsen.Shkojnë në jug se atje është pompoziteti, nuk është në Durrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat