Shqiptarët dynden drejt plazhit, trafik i rënduar drejt Gjirit të Lalëzit

Shqipëria

Shqiptarët dynden drejt plazhit, trafik i rënduar drejt Gjirit të Lalëzit

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 09:52
Pamje nga vendi i ngjarjes

Fundjava në këto ditë të nxehte i ka drejtuar qytetarët dhe pushuesit drejt plazhit duke krijuar kështu trafik në rrugë.

Që në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, kishte radhë kilometrike automjetesh në autostradë, kryesisht në kthesën e Maminasit pasi një pjesë e pushuesve zgjedhin të bëjnë plazh në Gjirin e Lalëzit.

Trafik ka edhe në superstradën nga Miloti në drejtim të Lezhës për shkak të dyndjes së pushuesve drejt bregdetit të Shëngjinit dhe Tales.

Për të ndihmuar sadopak në lehtësimin e lëvizjes në pika të ndryshme janë vendosur efektivë të policisë rrugore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat