Amnistia/ Jaka: Përfitojnë disa individë me imunitet

Shqipëria

Amnistia/ Jaka: Përfitojnë disa individë me imunitet

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 20:36
Amnistia/ Jaka: Përfitojnë disa individë me imunitet

Edhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ka shprehur rezervat e saj lidhur me draft-ligjin e amnistisë fiskale dhe penale.

Teksa qeveria nisi këtë javë konsultimet me biznesit, kreu i dhomës Nikolin Jaka, i ftuar në E-ZONE tha se aktiviteti nuk ishte një konsultim i mirëfilltë për të dëgjuar zërin e biznesit, por një dalje publike për të shpalosur nisëm e qeverisë.

Nuk ka një qasje serioze për tu ulur dhe për të dëgjuar lidhur me kostot dhe përfitimet e kësaj nisme. Në dijeninë tonë nuk ka një analizë të mirëfilltë për këtë ligj. Nuk mundet që me një ide të dekurajosh biznesin e ndershëm dhe të stimulosh apo të legalizosh evazorët ndër vite, – u shpreh Jaka.

Kreu i dhomës vijon më tej kur thotë se, për aq kohë sa ky draft nuk ka asnjë ide të qartë se si do të luftohet më tej evazioni dhe si do të mbyllen shtigjet e informalitetit, drafti duket si i paramenduar për disa individë të caktuar.

Qeveria nuk mund të paraqesë një ligj të amnistisë pa e shoqëruar atë me asnjë masë paraprake, për planin e zbatimit të saj dhe për forcimin e institucioneve ligj-zbatuese, të cilët duhet të inkurajojnë pjesën e ndershme të biznesit. Nëse kjo nuk ndodh atëherë nuk po bëjmë gjë tjetër, por po falim disa subjekte, mbase të paramenduara. Të gjithë ata që do të jenë subjekt i amnistisë janë të imunizuar, pra janë të fortët që nuk paguajnë, – u shpreh Jaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat