Gjana: Aktive vatrat e zjarrit në malin e 'Oroshit' dhe në 'Kepin e Rodonit', do shuhen së shpejti

Shqipëria

Gjana: Aktive vatrat e zjarrit në malin e 'Oroshit' dhe në 'Kepin e Rodonit', do shuhen së shpejti

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 21:04
Bardhyl Gjana

Drejtor i zjarrfikësve në Kamzë, Bardhyl Gjana, teksa ka folur për situatën e zjarreve në vendin tonë, është shprehur se aktualisht janë dy vatra zjarri aktive, një në malin e Oroshit dhe në Kepin e Rodonit në Durrës.

Në një intervistë për Ora News,  me Anila Zyberajn, ai tha se zjarret janë nën kontroll dhe shumë shpejt do të bëhet dhe shuarja e flakëve.

Bardhyl Gjana: Kemi dy vatra aktuale, të zjarrit, na malin e Oroshit ku po ndërhyhet nga forcat zjarrfikëse dhe në Durrës, në Kepin e Rodonit. Zjarri aktualisht është nën kontroll dhe shumë shpejt od të bëhet dhe shuarja e tij. Zjarret kanë qenë përgjithësisht aksidentale.

Nëse zjarri evulon, nëse zjarri krijon përmasa atëherë shuarja e tij është shumë e vështirë. Me këto mjete që kemi ne përpiqemi t’I përballojmë me sa mundësi kemi.

Ai tha se përpara se të niste sezoni turistik kanë hartuar një plan tre mujor për masat.

Bardhyl Gjana: Si shërbimi që unë drejtoj dhe shërbimet  e tjera të Republikës së tjera hartojmë një plan tre mujor masash. Paraqesim zona me rrezik të shtuar dhe marrim masa për situatën e verës. Paraqesim zonat me rrezik të shtuar dhe marim masa, Risi për këtë vit ka qenë dhe ngritja e grupeve vullnetare.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat