Atentati në Fushë Krujë, Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano mbledh krerët e policisë: Të zbardhet sa më parë ngjarja

Shqipëria

Atentati në Fushë Krujë, Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano mbledh krerët e policisë: Të zbardhet sa më parë ngjarja

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 22:51
Fushë Krujë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano është duke zhvilluar në këto momente në Fushë Krujë një takim me krerët e policisë së Durrësit, të Komisariatit të Policisë Krujë,  dhe të Departamentit te Policisë Kriminale.

 Mësohet se Drejtor Nano ka kërkuar një analize të detajuar të fakteve  provave e rrethanave të ngjarjes, mbledhje te kamerave në një territor te gjere, vijimin e krehjes se zonës me dronë dhe forca speciale, përdorimin e  kamerave termike që mundësojnë identifikimin personave që mund të qarkullojnë në gjatë natës pasi mund të jenë fshehur në zonën përreth, grumbullim informacioni  ne rruge operative, shqyrtim i te gjitha pistave dhe autoreve te mundeshim. 

Nano ka kërkuar qe kjo ngjarje të zbardhet sa me parë dhe të rritet forca parandaluese  duke shtuar kontrollet e befasishme  me shërbime te policisë kriminale  për te gjithë kontingjentet kriminale. Mësohet se Drejtor Nano ka kërkuar shoqërime te gjithë atyre personave qe mund të jenë të dyshuar dhe të punohet me profesionalizëm, në bashkëpunim me Prokurorinë.

Po ashtu ai ka kërkuar dhe bashkëpunim me agjencitë e tjera të zbatimit te ligjit, si dhe të grumbullohet çdo informacion i mundshëm sado i vlefshëm qoftë, të analizohet, jo vetëm për ketë ngjarje por qëllimi është  për të parandaluar në të ardhmen ngjarje të tilla kriminale.

Viktimat e sotme ishin me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, pjestare te grupit kriminal te Eris Martinaj.

Akuzat që rëndonin mbi viktimat që mbetën të vrarë pasditen e sotme

Brilant Martinaj, 23 vjeç, banues në Fushë Kuqe, ishte me precedent kriminal i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim e kryer ne bashkëpunim dhe armëmbajtja pa leje”

Diklen Vata, 30 vjeç, njihej si person me precedent penal, ishte lidhje e afërt shoqërore e Brilant Martinajt dhe pjesëtar i grupit kriminal te Ervis Martinajt.

Arber Hoxha, 34 vjeç, nga Fushë  e Kuqe, ishte lidhje e afërt shoqërore e Brilant Martinajt dhe pjestar i grupit kriminal të Ervis Martinajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat