Arrestimet në Portin e Durrësit, Klodiana Lala zbardh dosjen

Shqipëria

Arrestimet në Portin e Durrësit, Klodiana Lala zbardh dosjen

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 11:20
Klodiana Lala

Është zbardhur dosja e arrestimeve në Portin e Durrësit.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar dosjen, në të cilën theksohet se nga hetimet ka rezultuar se është vënë re heqja e plumbçeve të kontejnerit në port.

Sipas dokumenteve kontejneri vinte me 1200 kuti me banane.

Gjithashtu është konstatuar mungesë dhe zhvendosje kutish.

“Seksioni për hetimin e trafikut të paligjshëm dhe narkotikëve në drejtorinë vendore të policisë Durrës, më datë 16.07.2022 janë vënë në dijeni nga përfaqësues të Autoritetit Portual Durrës se gjatë kontrollit të kontejnerit me nr MSCU7328641, me targa AA675RD dhe trailer me targa AA R 109 ju ishin hequr plumbçet e sigurisë gjatë kohës që ai ishte në mbikëqyrje dhe kontroll në vendin ku  ruhen kontejnerit me vend shërbimi nr. 44 dhe nr 44/1. Më pas është hapur ky kontejner dhe është konstatuar se sipas dokumentacionit të dorëzuar në momentin e mbërritjes ishte I ngarkuar me 1200 kuti me mbishkrimin “Jumbo Bana King” të ndara në gjashtë rreshta. Gjatë kontrollit është konstatuar se rreshtat e mesit kishin mungesë dhe zhvendosje të disa kutive, ku mungonin 49 kuti me banane.”, thuhet në dosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat