Makinat e vjetra “pushtojnë” Fierin; të ardhurat nga aktiviteti shkojnë për popullin ukrainas

Shqipëria

Makinat e vjetra “pushtojnë” Fierin; të ardhurat nga aktiviteti shkojnë për popullin ukrainas

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 12:58
Foto ilustrim

Parada e makinave të vjetra ka zbritur edhe në Fier. Të vendosura fillimisht në Apoloni, e më pas në qendër të Fierit, dhjetëra makina e motorë retro kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve fierake, në një aktivitet që solli jo vetëm nostalgji, por edhe solidaritet.

Të gjitha të ardhurat e mbledhura nga targat suvenir, shkuan në ndihmë të popullit ukrainas.

Nuk e prisnim te shisnim kaq shume e kaq shpejt gjithe limitin e targave te prodhuara. Do kete nje limit te dyte. Nuk i zgjidhim dot hallet e tyre, por po u tregojme zemren tone.

I pranishëm në këtë aktivitet ambasadori ukrainas Volodymyr Shkurov shprehu mirënjohje për ndihmën e ofruar.

Eventi është shumë i rendësishëm për ne pasi bëhet fjalë për nje ndihmë konkrete dhe paratë që janë mbledhur do të shkojnë për popullin e Ukrainës. Kjo është arsyeja pse kam dashur te vij vetë në Fier për te falenderuar personalisht popullin dhe ata që ishin prezent”.

Për kryebashkiakun Subashi, kontributi për popullin ukrainas nuk do të mungoj asnjëherë.

Vertet ndoshta gjeograkifikisht jemi larg por shpirterisht jemi shume afer. Faleminderit te gjitheve per kontributin.

Parada  sipas koleksionistëve të makinave të vjetra, ka për qëllim promovimin e vlerave historike dhe trashëgiminë.

OLDTIMER & RETRO FEST 2022 tour solli për të gjithë të apasionuarit pas makinave klasin dhe stilin e së vjetrës në kohët moderne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat