Sa kohë do i duhet Shqipërisë për të qenë pjesë e BE-së? Përfaqësuesi jep përgjigjen e prerë

Shqipëria

Sa kohë do i duhet Shqipërisë për të qenë pjesë e BE-së? Përfaqësuesi jep përgjigjen e prerë

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 14:03
Konferenca e Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë, RMV dhe BE

Tani që Shqipërisë i është dhënë drita jeshile drejt rrugës për tu bërë pjesë e familjes së madhe europiane, komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, është pyetur se kur vendi ynë do të bëhet pjesë e BE me të drejta të plota.

Varhelyi duke mos dhënë një periudhë kohore specifike u shpreh se vendimi varet nga ecuria e Shqipërisë.

“Parashikimi kohor, ky është një farë mënyre përtypje e zakonshme e gazetarisë prandaj nuk dua të fyej dikë por ka vetëm një pyetje që mendoj se ka uoptim.

Kjo pyetje është se sa herë Shqipëria është gati ne do të lëvizim më shpejt dhe komisioni do ti bëjë propozimet sa më shpejt të jetë e mundur që kjo të ndodhë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat