Braktisi fjalimin e Ramës gjatë konferencës ‘Live’, zbardhet lëvizja e fundit e ambasadorit gjerman ditën e sotme

Shqipëria

Braktisi fjalimin e Ramës gjatë konferencës ‘Live’, zbardhet lëvizja e fundit e ambasadorit gjerman ditën e sotme

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 14:31
Pas vizitës Meta ka postuar se çfarë diskutoi me ambasadorin e Gjermanisë.

Presidenti Ilir Meta ditën e sotme ka pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë, Peter Zingraf. Vizita e tij, përkoi me një ditë të shënuar për Shqipërinë, hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Kujtojmë që ambasadorja e Francës në Tiranë, Elizabet Barsacq dhe ambasadori gjerman, Peter Zingraf kanë braktisur konferencën për amnisitinë fiskale në momentin që kreu i qeverisë Edi Rama ka nisur të flasë.

Pas vizitës Meta ka postuar se çfarë diskutoi me ambasadorin e Gjermanisë.

Reagimi nga Ilir Meta:

Një kënaqësi e veçantë të prisja sot në takim Ambasadorin e Gjermanisë, Peter Zingraf. Vizita e tij, përkoi me një ditë të shënuar për Shqipërinë, hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Përkrahja dhe mbështetja e Gjermanisë dhe në veçanti e Bundestagut kanë qenë thelbësore në këtë arritje të rëndësishme dhe meritojnë mirënjohje të thellë.

I shpreha Ambasadorit Zingraf vullnetin dhe angazhimin tim të vendosur edhe pas përfundimit të mandatit si President i Republikës, për të përshpejtuar rrugën europiane dhe për forcimin e parreshtur të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat