“Situata është dramatike”- Riaktivizimi i vatrave, Prefekti i Lezhës: Ka pasur shpërthime municionesh, zjarret të qëllimshme

Shqipëria

“Situata është dramatike”- Riaktivizimi i vatrave, Prefekti i Lezhës: Ka pasur shpërthime municionesh, zjarret të qëllimshme

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Prefekti i Lezhës, Gjergj Prendi ka treguar se situata me zjarret pas riaktivizimit gjatë ditës së sotme është dramatike.

Ai u shpreh se ka pasur shpërthime municionesh dhe shprehu bindjen se kemi të bëjmë më zjarrvënie të qëllimshme.

Prefekti i Lezhës tha se situata po përballohet me vështirësi, por ia kanë dalë me sukses të mos lejohet dëmtimi i banesave apo bizneseve, si edhe të mos ketë të lënduar në njerëz.

Ndërsa, sipas tij, ndërhyrja nga ajri nuk ka qenë e nevojshme.

“Situata është dramatike, por me gjithë masat që kemi marrë me bashkinë Lezhës, emergjencat civile është në përmirësim. Dje pasdite ka pasur intensitet të flakëve të ndikuara nga era e fortë dhe temperaturat e larta. S’kemi pasur djegie të banesave apo lëndime në njerëz. Ka pasur shpërthime të municioneve të ndryshme, që janë vendosur nga banorë të zonës. Në operacion janë 5 zjarrfikëse, janë ndarë në dy grupe. Dy vatra që rrezikonin banesat u vendos në kontroll, situata është optimiste. 

Do e menaxhojmë që të mos kemi dëmtime të banesave, bizneseve si edhe lëndime të njerëzve. 

Patjetër që vatrat e zjarrit janë të qëllimshme, kemi 3 ditë në zonën Roshit në Mirditë, po luftohet me zjarrfikëse dhe atje rezultatet janë pozitive. Ndërsa këtu kemi 4 vatra zjarri. Po e përballojmë me vështirësi por me sukses. Ndërhyrja nga ajri nuk ka qenë e nevojshme. Pavarësisht përkeqësimit të orëve të fundit, situata ka qenë në kontroll”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat