Zjarret në Lushnjë, digjen katër kasolle bagëtish dhe magazina ushqimore

Shqipëria

Zjarret në Lushnjë, digjen katër kasolle bagëtish dhe magazina ushqimore

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 14:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Zjarret në Lushnjë kanë vijuar edhe këtë të mërkurë.

Pas djegies se dhjetëra hektarëve ullishte pasditen e djeshme, sot në mëngjes ne fshatin Kasharaj, nga pakujdesia janë rrezikuar disa banesa ne fshat.

Zjarri ka nisur me djegien e mbeturinave dhe më pas është përhapur dhe ka djegur katër kasolle bagëtish dhe magazina ushqimore duke vazhduar në drejtim të pyllit.

Banorët e lagjes kanë larguar bagëtitë dhe me mjete rrethanore kanë mbajtur në kontroll zjarrin.

Pasi mbërritën dy zjarrfikëse nga qyteti i Lushnjës, ata kanë izoluar dhe shuar flakët e zjarrit duke ruajtur banesat si dhe pyllin ngjitur me vendin ku ndodhi zjarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat