Rama përplaset me opozitën për Srebernicën: Jeni gati ta bëni lëmsh politikën kombëtare të Shqipërisë

Shqipëria

Rama përplaset me opozitën për Srebernicën: Jeni gati ta bëni lëmsh politikën kombëtare të Shqipërisë

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 10:57
Edi Rama

Kryeministri Rama ka marrë fjalën në Kuvend. Rama ishte i ashpër ndaj PD-së në lidhje me qendrimet e tyre ndaj rezolutës kundër raportit të Dick Martyt si edhe ndaj rezolutës kundër gjenocidit në Srebrenicë. Rama tha se Shqipëria nuk mund të bëhet gazi i botës për shkak “të foltores” duke iu referuar hedhjes poshtë fillimisht të Rezolutës së propozuar nga demokratët.

Rama: Është sa e thjeshtë aq edhe e neveritshme që për një arsye që u kujtuat për genocidin në Srebrenicë, kujtoheni për genocidin në Kosovë. Po të shikosh gjithë historinë e deklaratave shiko dhe ndryshimin si nata me ditën mes jush dhe nesh. Mes asaj që quhet PD dhe tani nuk e di si quhet dhe ne që quhemi PS. Sa herë ka pasur një krizë që ju është dashur ta kapërceni keni futur në mes viktimat e Kosovës. Sa herë ju është dashur të nxirrni nga agjenda probleme të caktuara merrini shikojini.

Zgjoheni ju në 2022 dhe kujtoheni për Srebrenicën. S’keni lidhje fare ju, ju jeni gati t’i rizhvarrosni dhe t’i rifusni nga e para në varrin masiv ata atje për t’i thënë kujt  të mundeni që socialistët nuk duan. Ju jeni gati ta bëni lëmsh edhe një herë nga e para politikën kombëtare të Shqipërisë për të ardhur këtu dhe të shisni këto dëngla. Cilin genocide doni të aprovojë Kuvendi? E keni harruar ju që ai shtet i lirë, Sovran e demokratik është krijuar nga ata pa të cilët as ju, as ata në Prishtinë nuk duhet të bëjnë asnjë hap.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat