Bërzeshtë: Përkujtohet 45-jetori i pushkatimit të dy poetëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka.

Shqipëria

Bërzeshtë: Përkujtohet 45-jetori i pushkatimit të dy poetëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka.

Nga: Agim Blloshmi Berzesht - Librazhd Më: 22 korrik 2022 Në ora: 07:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Berzeshtë Librazhd : U pushkatuan se shkruan me vërtetësi dhe mjeshtëri. Ky ishte fati i trishtë i dy poetëve nga Librazhdi, Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës. Ata janë përkujtuar nga familjarët dhe miqtë e tyre në 45 vjetorin e pushkatimit, ditën e diel më 17 Korrik në fshatin e tyre të lindjes Berzhestë. 

Ndërkohë, vëlai i Vilsonit Bedri Blloshmi edhe ai ish i burhosur politik edhe sot 45 vjet mba s këtij pushkatiki kërkon që të dënohen ata që kryen krime në komunizëm.

 “ Dotë jemi të qetë vetë kur drejtësia të shkojë në vend. Atëhere kur të ndëshkohen ata që i vranë. U vranë pa akuza vetëm se ishin poetë. Në gjyq u diskutua vetëm krijimtaria e tyre.”

Anëtar të familjes ish të presekutuar politik , dashamir të familjes Blloshmi e Leka të dielen pas vendosjes së kurorave tek Memorali i poetëve, e vazhdoi aktivitetin e saj përkujtikor në fshatin Bërzeshtë , shtëpinë e Vilson Blloshmit aty pikëtisht ku edhe lindën martirët.

Me këtë rast ishin të afërmit, e tij vëllai Bedriu m, miqtë dhe shkrimtarët nga Librazhdi, Tirana që ec vlerësuan veprimtarinë e Lekës dhe Blloshmit.

Bërzeshtë: Kalvari shekullor  Blloshmëve: 174 vjet burgje,pushkatime dhe internime.

Një grup shkrimtarësh, poetësh dhe profesorësh vizituan memoralin e dy poetëve martirë, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka në qytetin e Librazhdit në 45 vjetorin e pushkatimit nga regjimi komunist. Para nisjes për në Bërzeshtë tek shpia e poetëve, vendosen një kurorë  me lule te memoriali.

Gazetari  Beqir Sina ardhur posaçërisht nga SHBA, u shpreh se përkujtime të tilla mëse të nevojshme sidomos për dy poetët e pushkatuar,sq më.shumë në këtë kohë që amenti i tyre ende nuk ka shkuar në vendin e duhur.

Më pas të pranishnit u nisën për në shtëpinë e poetit Vilson Blloshmi,Bedriut që shpëtpj nga ekzekutimi dhe blloshmajve të ish burgosur dhe internuar në kullën që mbart hostorinë shekullore dhe patriotike të Blloshmve në Bërzeshtë të Librazhdit,aty ku u përkujtua  45 vjetori  i poetëve.

Pra,në këtë përvjetor merrnin pjesë shkrimtarë poetë, profesorë,gazetarë organizata joqeveritare të të persekutuarëvesi dhe disa nga familjarët e poetëve martirë. Gjatë aktiviteti u recituan edhe poezi të dy poetëve martirë.

Bedri Blloshmi, vëllai i poetit të pushkatuar gjatë fjalës së tij solli përjetimet e tmerrëshme natën e pushkatimit të dy poetëve. Blloshmi tha se, natën kur do pushkatoheshin dy poetët i kishin hedhur një soluicion në ushqim dhe ishte zgjuar i temrruar në mëngjes. Midis lotëve që akoma vzhdojnë ti rjedhin, 

Bediu tha se se kur kishte ç'groposur eshtrat e dy poetëve në.përroin e "firarit",në një përrua 6 kilometra larg Librazhdit(Zgarë), kishte gjetur një plumb të cilin e ruan edhe sot,mesa duket i  kafkave të dy poetëve.

Profesori Sadik Bejko tha gjatë fjalës së tij se, dy poetët Vilson Blloshmi e Genc Leka u pushkatuan nga regjimi komunist sepse ishin poetë të dashuruar me lirnë. Poezia "Saharaja", është poezi emblematike që sigmatizon diktaturën. Poezitë e Vilsonit dhe Gencit janë poezi të një niveli të lartë artistik.

Profesori Bardhosh Gaçe u shpreh se është një rast i veçantë në botë,ku janë burgosur,internuar ,por që të pushkatohen dy poetë për poezitë e tyre kurrë nuk ka ndodhur,ky është regjimi komunist.

.Sot është një ditë homazhi për dy poetët Vilson Blloshmi e Genc Leka. Genci dhe Vilsoni janë një varg i madh poetësh. Ne jemi i vetmi vend në botë që ka dëshmorë për gjuhën shqipe. Poezitë e tyre janë emblematike për stilin dhe emblemazimin.”

Midis të tjerave ai tha se, nuk duhet të harrojmë se Blloshmi rridhte nga një familje nacionalistë ku të parët e tij kishin kontribuar në çështjen  Kombëtatare, hapjen e shkollës së parë shqipe në Bërzeshtë etj. 

Gazetari Beqir Sina albtvusa, i ardhur posaçërisht nga SHBA për përkujtimin e 45 vjetorit të pushkatimit të dy poetëve Vilson Blloshmi e Genc Leka tha se, në këtë përkujtim aktivitete të tilla sot janë mëse të nevojëshme sidomos kur bëhet fjalë për dy poetët e pushkatuar  në këtë kohë, që amenti i tyre ende nuk është përmbushur: “Në botë ka poet të burgosur si Haveli, apo Saharov, Slezhinski, Mandela e të tjer , por nuk ka as edhe një poet  të pushkatuar. Shqipëria, hoxhiste është unike , ngaqë është i vetmi vend në botë, që ka tre poetë të pushkatuar : si Vilson Blloshmi,Genc Leka dhe Havzi Nela, ndërkohë që me ardhjen në pushtet të presekutorëve në këtë vend  kemi të bëjmë me një pushkatim të dytë...”

Gazetari nga New Yorku, Beqir Sina, ish i presekutuar,  tregojë se vinte për herë të parë në këtë vend ku kan lindur dy poetët e pushkatuar : “Përjetova emocione të forta kur bashkë me një grup shkrimtarësh, poetësh, gazetarësh  dhe profesorësh të njohur dhe të respektuar vizituam memoralin e dy poetëve martire, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka në qytetin e Librazhdit në 45 vjetorin e pushkatimit nga regjimi komunist dhe shtëpinë e tyre në Berzhestë”. 

Poeti dhe gazetari Rexhep Polisi u shpreh gjatë fjalës së tij se, poezia “Saharja” e Vilson Blloshmit dhe “Oxhaku” i Genc Lekës, por edhe mjaft poezi të tjera të tyre, janë poezi me vlera artistike të jashtëzakonshme, por faktkeqësisht këto krijime nuk janë futur në tekstet shkollore. Mesa duket edhe regjimi i sotëm nuk i honeps dot këta poetë. 

Polisi tha ndër të tjera se, dy poetët u përjetësuan në një memorial në qytetin e Librazhdit, një vepër arti me përmasa botërore punuar nga skulptori i njohur, Sadik Spahija, por mendoj se, shtëpia e Vilsonit dhe Gencit duhet të kthehet në një muze, pelegrinazhi për shkrimtarët edhe poetët.

Poeti dhe gazetari Jaho Margjeka ndër të tjera tha se, kjo shtëpi e Blloshmëve është e bukur edhe tani, pasi këtu ka jetuar, ka shkruar poezi e edërruar Vilsoni, por do të duhej të bëhej edhe më e bukur nëse, shteti e shoqëria të vinin dorë, ta restauronin dhe kështu të shndërrohej në një muze të gjallë dhe vend pelegrinazhi ku brezat të mësonin se sakrificat për lirinë kërkojnë në çdo kohë martirë edhe poetë, si Vilson Blloshmi e Genc Leka.

Ndërsa në fund juristi dr.Ardian Elezi i cili tha se vinte nga familjet e presekutuara nuk mund ta duronte faktin që ish presekutorët sot ende janë në krye të shtetit shqiptar, institucionet shqiptare ku viktima sot troket në dyert e presekutorit,  tha ai dhe shtojë se duhet të dënohen krimet e komunizmit,ashtu si në  Poloni,Gjermani etc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat