Shpallja ‘non grata’ e Berishës nga Britania fut në sherr analistët, Zheji del me paralajmërimin e fortë

Shqipëria

Shpallja ‘non grata’ e Berishës nga Britania fut në sherr analistët, Zheji del me paralajmërimin e fortë

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 14:59
Sali Berisha

Shpallja e ish-kryeministrit Sali Berisha non grata edhe nga Britania e Madhe u diskutua sot gjatë emisionit “Pikat mbi i”.

Zheji: Ka mospërputhje për vendimet e vonuara në lidhje me Berishën. E tha edhe sot që merrem me mua pas kaq vitesh, ndërkohë që ka raste flagrante që SPAK po i këqyr. Me këtë jemi dakord. Tony Blair është me influencë dhe merret me qeveritë problematike, por mos harroni që tani është një qeveri konservatore. Sa i përket çështjes së Irakut, Tony Blair ka qenë kryeministri më i ndëshkuar për këtë gjë.

Lubonja: Manipulimi më i madh që i bëhet shqiptarëve është që kemi të bëjmë me perandorinë më të madhe historike, nuk duhet diskutuar. Kjo më bën nervoz.

Zheji: Ta themi që Britania e Madhe bën lajme fake? Nuk e them dot. Nuk është serioze.

Lubonja: Po armët kimike në Irak?

Zheji: Nuk ka krahasim mes Irakut dhe Shqipërisë. Iraku ka qenë një rrezik botëror, i ishte prerë bileta Sadamit që me luftën e Kuvajtit. Nëse nuk do i kishte armët do i bënte.

Lubonja: Atë që the më parë, e kundërshtove. Teza ime është Rama ka punuar me mënyrë më finoke që meqë nuk ka bërë dot atë drejtësinë që duam ne, nëpërmjet instrumenteve …në kohën kur ka qenë skandali i Fazllic, Britania ka pasur marrëdhënie shumë të mira me Berishën. Këto dy akuza ne duhet ti analizojmë. Në Elbasan doli një person që ishte akuzuar për krime në Britani, u gjetën ato materialet. Këto ambasada dhe shërbime që kanë dhënë informacion për Berishën, kanë qenë tërësisht indiferente dhe na luftojnë krimet e 10 viteve më herët. Kjo e dëmton demokracinë. Unë që jetoj në Shqipëri dhe e njoh më mirë se ambasadori britanik, e di se kjo nuk është çështje e personit Berisha, por kemi një sistem të ngritur. E di që këtu kemi të bëjmë me një akuzë politike të ngritur nga Rama i cili meqenëse nuk e bën dot me gjykatës, e bën me ndërhyrje dhe lobingje ndërkombëtare. Nëse do besoj se ata e kanë seriozisht luftën ndaj krimit në Shqipëri, kanë pasur aq shumë materiale në këto 10 viteve që kanë dalë, saqë nuk ka nevojë fare as për hetime. Shikoni historinë e inceneratorëve, evazionit fiskal, Butrintin, përditë ka gjëra. Këta heshtin për të gjitha këto gjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat