Vala nga BA5/ Brataj tregon çfarë pritet në ditët në vijim: Do të prekemi të gjithë!

Shqipëria

Vala nga BA5/ Brataj tregon çfarë pritet në ditët në vijim: Do të prekemi të gjithë!

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 15:02
Skënder Brataj

Një tjetër valë infektimesh po përhapet me shpejtësi në vendin tonë. Numri i të infektuarve realë nga nënvarianti BA5 i Omicron është shumë më i lartë se shifrat zyrtare.

Ekspertët thonë se shumë qytetarë  nuk kryejnë testin për Covid pasi e mendojnë ftohje të stinës. Por karakteristikë e kësaj vale është përqindja e lartë e asimptomatikëve dhe vështirësia për tù kapur nga Ba5 nga testi i shpejtë.

Kreu i Urgjencës kombëtare Skënder Brataj thotë se javën e fundit janë rritur thirrjet dhe urgjencat për Covid, por pozitiv është fakti që format e rënda dhe terapia intensive nga varianti Ba5 janë të pakta.

Referuar të dhënave nga shtetet që u prekën më herët nga nënvarianti Ba5, Brataj thotë se ky mutacion është shumë ngjitës dhe përhapet me shpejtësi.

Thuajse të gjithë do të prekemi prej tij, pavarësisht nëse e kemi më parë  kaluar sëmundjen apo jemi të vaksinuar. Eksperti i Komitetit Teknik tregon se vala nga Ba5 kulmin e infektimeve do ta ketë në gusht, ndërsa vjeshta parashikohet të jetë e qetë.

Ndërkohë kompanitë e mëdha të prodhimit të vaksinave pritet të nxjerrin vaksinë në polivalente anti-Covid, për t’i paraprirë rrezikut nga mutacionet e reja të koronavirusit, që me sa duket do të jetë gjatë mes nesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat