“Si në filma horror”/ Sali Berisha publikon pamjet nga atentati që tronditi sonte Shqipërinë

Shqipëria

“Si në filma horror”/ Sali Berisha publikon pamjet nga atentati që tronditi sonte Shqipërinë

Nga: N. Sh. Më: 22 korrik 2022 Në ora: 23:00
Pamje nga video

Sonte gjatë një atentati në Milot të Shqipërisë ka mbetur i vrarë 27 vjeçari Klevis Preçi dhe u plagos rëndën Ylli Ibrahimi.

Sipas raportimeve në vendin e atentatit janë zbrazur mbi 100 fishekë.

Këtu mund t'i shihni pamjet:

Thuhet se cak i atentatit tishte biznesmeni 47-vjeçar Ylli Irahimi i cili është krahu i djathtë i Ervis Martinajt, i cili i ka shpëtuar edhe një atentati të bërë në janar të vitit të shkuar.

Për këtë ngjarje që tronditi shqiptarët ka reaguar edhe ish kryeminsitri shqiptar Sali Berisha.

Ai ka publikuar edhe disa video nga vendi i ngjarjes, ku e cilëson si në filma horror.

“Borizanë: Si në filma horror, automjeti që është duke u djegur dyshohet se u përdor nga autorët e atentatit të kësaj mbrëmje ku mbeti i vrarë 27 vjeçari, Klisman Preçi. I plagosur ka mbetur edhe Ylli Brahimi, 46 vjeç. Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rendë shëndetësore”, shkruan Sali Berisha në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat