Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Laç/ Policia “blindon” Spitalin e Traumës, si u bë shoshë nga plumbat fouristrada e Klisman Preçit dhe Ylli Brahimit

Shqipëria

Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Laç/ Policia “blindon” Spitalin e Traumës, si u bë shoshë nga plumbat fouristrada e Klisman Preçit dhe Ylli Brahimit

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 00:00
Foto ilustrim

Policia ka blinduar spitalin e Tramuës në kryeqytet ku ndodhet në gjendje të rëndë Ylli Brahimi pas atentatit në Laç ndaj tij dhe Klisman Preçi, i cili nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.

Ndaj tyre është lëshuar një breshëri plumbash e zbrazur nga dy kallashnikovë që janë gjetur në automjetin tip “Audi” të djegur nga autorët në Krujë, duket se e ka bërë shoshë automjetin e blinduar tip “Land Chrysler”, me të cilin lëviznin Klisman Preçi dhe Ylli Brahimi.

28-vjeçari mbeti viktimë e atentatit me armë zjarri ndërsa 46-vjeçari ka marrë plumb në gjoks dhe këmbë dhe po lufton me jetën në spitalin e Traumës.

Atentati me armë zjarri ndodhi në hyrjen e pallatit ku viktima dhe i plagosur banonin, pasi ishin fqinj dhe jetonin respektivisht në katin e parë dhe të tretë.

Përveç pikave të kontrollit të ngritur në akset kryesore të Veriut të vendit dhe rrugëve që të çojnë drejt zonës së Krujës, edhe në Spitalin e Traumës në Tiranë janë stacionuar forca të shumta policore. Nga pamjet prej aty shihet se uniformat blu kanë blinduar ndërtesën, teksa mjekët po i vijnë në ndihmë 46-vjeçarit Ylli Ibrahimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat