I akuzuar për korrupsion, Edvin Prifti liston ankesat për SPAK-un

Shqipëria

I akuzuar për korrupsion, Edvin Prifti liston ankesat për SPAK-un

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 10:33
Edvin Prifti

Kardio-kirurgu i njohur shqiptar Edvin Prifti ankohet se SPAK e ka denigruar figurën e tij prej më shumë se një viti me akuza të pavërteta, ndërsa tani që duhet t’i përballin faktet para gjykatës, prokurori nuk paraqitet.

Ai ka munguar për herë të katërt, duke vijuar ta mbajnë peng, të pezulluar nga profesioni që bën. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Prifti zbulon katrahurën e drejtësisë së re në raport me të.

Reagimi i plotë:

Keto kohet e fundit u mesuam me greven e avokateve, por per mua ishte ndryshe, pikerisht u gjenda prej muajsh nen “greven” ose me mire mosparaqitjen e prokurorit ne gjykate. Sot nje dite tejet interesante dhe nje gur prove per mosvertetesine e fabules intrigante te thurur ndaj meje.

Sot gjyqi anullohet per here te katert pasi perfaqesuesi i SPAK nuk eshte i pranishem, tregues evident i mos perballjes me provat dhe te verteten. Seanca kishte te bente me konfrontimin me prova dhe ekspertize kontabel, te cilat vertetojne te verteten time dhe jo çka eshte vjellur me dashje apo pa dashje ne emrin tim.

Prokurori i çeshtjes qe vete kishte rene dakort per daten, pas 3 heresh qe nuk paraqitej, sot çuditerisht nuk ishte prape i pranishem. Nuk e besoja qe pas nje viti e gjysem denigrimi, njeanshmerie, shkaterrimi te emrit dhe individit, persekutimi, shpalosjes se intrigave dhe fabulave shkallmuese anadollakre, te mos evidentohet as kurajua me e vogel e perballjes me te verteten.

Çdo njeri mund te hetohet pasi dyshimi eshte plotesisht brenda te drejtes dhe ligjit, por mos perballja, mos qasja ndaj te vertetave dhe provave dhe per me teper fshehja e tyre nga institucionet shteterore ka nje emer tjeter.

Une kam qene ne dispozicion dhe ne çdo kohe jam perballur, madje edhe ne momentet me te veshtira. Por frika ndaj perballjes mbetet nje atribut i te dobetit ose atij qe ka gabim! Eshte e çuditshme qe institucioni ne fjale te jete kaq i njeanshem kur edhe pse nen nje dyshim minimal nuk pati asnje hezitim te perbalte emrin, reputacionin dhe sakrificat e nje qytetari, te shkelte ligjin sa here, dhe nderkohe nuk analizon pikerisht provat dhe faktet qe heqin keto dyshime.

Le qe ç’them ne menyre retorike?! Media identifikoi fshehjen e provave ndaj meje, te cilat dolen fare rastesisht mbase nga ndonje gabim aftesish ne nje çeshtje tjeter. Dum spiru spero (sa kam fryme shpresoj).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat