Pesë vitet e Ilir Metës si president opozitar

Shqipëria

Pesë vitet e Ilir Metës si president opozitar

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 16:19
Ilir Meta

Si për ta sfiduar Edi Ramën, e për të qenë përball tij, Ilir Meta bëri disa herë premtim publik; ai nuk do e linte zyrën e të parit të shtetit para 24 korrikut. Dhe sot premtimi i tij është përmbushur.

E në orët e fundit të qëndrimit në Presidencë, ndërsa atje po bën gati ceremoninë festive për ta pritur pasuesin e tij, një vëmendje i kushton dhe qytetarëve.  Nuk e ka pasur zakon por sot, në vend të një daljeje për gazetarët, sikur ka bërë në disa momente gjatë qëndrimit të tij në Presidencë, ai komunikoi me qytetarët në rrjetin social Facebook. Shumë e urojë për rrugën që do të ndjek në vijim, atë në opozitë. Dhe Ilir Meta nuk e anashkalon këtë fakt, por e thekson duke bërë dhe premtim.

“Një Agim i Ri nis nesër që do të rikthejë Demokracinë dhe Llogaridhënien!” -u thotë Meta komentuesve të vetë.Për ta përcjell këtë ditë, ai ka publikuar një foto familjare, pa Monika Kryemadhin, e cila që në fillim refuzoi ta ushtroj rolin e zonjës së parë.

“Ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të shërbeja këto pesë vite si President i Republikës të Shqipërisë”, shkruan Ilir Meta.

Megjithatë, 5 vitet e Ilir Metës nuk kanë qenë aspak të lehta, e as të qeta. Që prej zgjedhjes së tij në postin e Presidentit nga maxhoranca e 2017-ës, do të shënonte vetëm përplasje me Edi Ramën.

Pati disa momente kulminante, gjatë ushtrimit të detyrës së tij, duke u bërë ai Presidenti i Parë që është përballur në Gjykatë Kushtetuese me një kërkesë për shkakrim.

Partia Socialiste dy herë angazhoi Kuvendin për ta shkarkuar, në të dy rastet maxhoranca shënoi dështim.

Gjykata Kushtetuese, me të gjitha votat e saj, i dha të drejtë Ilir Metës dhe rrëzoi PS-në në akuzët e saj, se kreu i shtetit u përfshirë në fushatë për zgjedhjet e 25 prillit, u bë palë me opozitën dhe tentoi të cënonte marrëdhëniet me partnerët strategjikë, në veçanti me SHBA-në.

E vërteta është që Ilir Meta në ato muaj elektoral, ishte në terren dhe në kryefjalën e akuzave të Edi Ramës.

Megjithatë, kjo përballje në Kushtetuese gjatë muajit shkurt të këtij viti, ishte fundit i një kapitullit të gjatë që kishte vetëm përplasje dhe konflikte mes dy ish-bashkëpunëtorëve të dikurshëm.

Edi Rama dhe Ilir Meta do të përplaseshin për herë të parë, për Sadër Lleshajn, në 2018. Rama do e propozonte Lleshajn për ministër në tetor të 2018-ës, ndërsa Meta e dekretoi në limitet e afatit që i jepte Kushtetuta  pasi ai hoqi dorë nga gradat ushtarake që mbante.

Pas Kushtetuta  përplasja vijoi me Cakajn. Pas pak muajsh do të mbaheshin zgjedhjet lokale për drejtuesit e pushtetit vendor. Meta do të dekretonte 30 qershorin dhe pasi opozita nuk pranoi të hynte në zgjedhjet.

Kjo bëri që ai t’i anulonte zgjedhjet por maxhoranca nuk e llogariste diçka të tillë dhe mori të gjitha bashkitë.

Ky moment shënoi iniciativën e parë për shkarkimin e Metës.

Shkarkimi nuk ndodhi ndërsa PS shënoi një betejë të humbur përball Presidentit, me ndihmën edhe të Komisionit të Venecias nuk i dha të drejtë Ramës. Përpjekjet e PS-së për të minimizuar ashpërsinë e Ilir Metës, nuk e paqtuan atë në raport me mazhorancën, përkundrazi.

Emërimet në Kushtetuese do të shënonte acarimin e radhës.

Konflikti për Kushtetuesen u mbyll me një ndërhyrje e radhës së Komisionit të Venecias, që sërish i dha fitore Metës.

Dhe ai nuk e la me kaq. Me disa beteja të fituara, Ilir Meta do të shënonte një ngjarje jo të zakontë në politikën shqiptare, atë të mbajtjes së referendumit në 2 mars nga Presidenti. Çdo 2 mars Meta risjell këtë manifestim me një pretim; 1#uarjen përpara të misionit, për një pranverë kuq e zi, siç ai e ka shprehur.

Sa sa do e mbaj fjalën e dhënë pritet të shikohet, që nga nesër, kur do të qartësohet rruga që ai do të marrë, për të vijuar karrierën në politikë si opozitarë, përball Edi Ramës që i duhet edhe një vit, për të shënuar një dekadë në pushtet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat