​Tirana vishet kuqezi për betimin e presidentit të ri

Shqipëria

​Tirana vishet kuqezi për betimin e presidentit të ri

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 16:27
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Tirana është gati për ceremoninë e betimit të Presidentit të ri, Bajram Begaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka postuar në rrjetet sociale fotot nga zbukurimet me flamuj kuqezi përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Veliaj shkruan se kryeqyteti i ka respektuar gjithnjë presidentët edhe pse shpesh kanë sabotuar projektet madhore të bashkisë.

Kryeqyteti i ka respektuar gjithnjë presidentët, dhe pse shpesh kanë sabotuar punët, nga këndet e lodrave e gjer tek projektet madhore, Astiri e Lana. Me shpresën e madhe që më në fund do kemi një president normal, qyteti i Tiranës është stolisur kuq e zi gati për ceremoninë”, shkruan Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat