I riu me skuter përplaset me makinën e shqiptarit, humb jetën në vend

Shqipëria

I riu me skuter përplaset me makinën e shqiptarit, humb jetën në vend

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Aksident në Salento të Italisë. Një i ri 19-vjeçar ka humbur jetën në provincën e Leçes, gjatë natës, pas një përplasje mes skuterit të tij dhe një makine që drejtohej nga një shqiptar.

Viktima është Francesco Caragiuli, 19 vjeç nga Leverano.

Ai po udhëtonte me shalën e skuterit të tij, e për shkaqe që nuk dihen ende u përplas kokë më kokë me një makinë të drejtuar nga një i ri 22-vjeçar, ende i paidentifikuar.

Si pasojë e goditjes, i riu italian përfundoi në asfalt duke ndërruar jetë në vend. Caragiuli vdiq menjëherë, ndërsa drejtuesi i makinës u transferua në spital, ku edhe po merr ndihmën e parë mjekësore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat