Largimi nga plazhi në grup, radhë kilometrike përgjatë rrugës së Shëngjinit

Shqipëria

Largimi nga plazhi në grup, radhë kilometrike përgjatë rrugës së Shëngjinit

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 20:55
Ilustrim

Largimi i i menjëhershëm i pushuesve nga bregdeti i Shëngjinit është shoqëruar me trafik të rënduar pasditen e kësaj të diele, 24 korrik.

Përgjatë rrugës së Shëngjinit dhe superstradës në drejtim të Milotit është krijuar radhë kilometrike automjetesh.

Trafiku i rënduar ka nisur që prej 17:00 dhe pritet të vijojë deri në orët e darkës.

Ndërsa efektivët e policisë rrugore janë vendosur në disa pika, duke ndihmuar sadopak në lehtësimin e lëvizjes së automjeteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat