Demalia: Begaj nuk ka qëndrim publik dhe politik, erdhi i kapur nga Rama, uroj të krijojë unitet

Shqipëria

Demalia: Begaj nuk ka qëndrim publik dhe politik, erdhi i kapur nga Rama, uroj të krijojë unitet

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 21:23
Ilir Demalia

Analisti Ilir Demalia u shpreh se emri i Bajram Begajt ishte i padëgjuar më parë dhe nuk ka një qëndrim publik.

Sipas tij, për gjykimin e tij si president i duhet lënë kohës, pasi ai është një njeri pa profil politik deri më tani.

Demalia: Premtimet i kemi dëgjuar nga Edi Rama dhe Ilir Meta kur këta marrin zyrat e shtetit për të sunduar. Nuk kam çfarë ta gjykoj Bajram Begajn, sepse është një njeri i padëgjuar dhe pa një qëndrim publik. Njerëzit u pataksën me emrin e tij sepse nuk thoshte njeri. Ai nga strateg lufte erdhi president. Le t’ia lëmë kohës sepse nuk mundtë gjykojmë për një njeri që nuk na ka thënë asgjë. Ai nuk ka qëndrim politik dhe publik dhe vjen e bëhet president. Prandaj i duhet lënë kohës dhe të shijojë këtë verë.

Me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 presidenti nuk ka fuqi dhe është totalisht i zhveshur. Ai erdhi i kapur nga Rama, pra ka një borxh karshi Ramës. Në këtë moment që fillon detyrën mund të ruajë rolin e një njeriu të pavarur dhe të respektojë kushtetutën dhe të krijojë një unitet, në një kohë kur retorika politike është në nivelet me agresive.

Demalia shtoi se nuk pritet që ky president do të ndryshojë gjithë këtë situatë dhe se e vetmja gjë që duhet parë është qëndrimi që do të ketë me dekoratat.

Demalia: Nuk pritet që ky president do të ndryshojë gjithë këtë situatë. Kush e njeh presidentin në Itali? Duhet ta shohim këtë si një ngjarje që është emëruar një zyrtar, që quhet si i pari i shtetit, por që në fakt është i fundit i shtetit. Shpresoj që të mos e bëjë baltë si Meta me dekoratat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat