Demalia: Meta do të shpallet non grata shumë shpejt, do të rikthehet te LSI-ja, biznesi i tij familjar

Shqipëria

Demalia: Meta do të shpallet non grata shumë shpejt, do të rikthehet te LSI-ja, biznesi i tij familjar

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 22:12
Ilir Demalia

Analisti Ilir Demalia u shpreh se Ilir Meta do të mbahet mend si një president, jo për fajin e tij tërësisht, që krijoi një konflikt të detyruar, mes bandave politike.

Sipas tij, Meta ka dalë jashtë kornizës presidenciale dhe sa u përket dekorimeve, ka degjeneruar totalisht edhe ata që kanë vlera.

Ai shtoi se Berisha po bën një luftë për veten dhe familjen e tij, ndërsa kam informacione se edhe Meta do të jetë non grata shumë shpejt.  

Demalia: Ilir Meta do të mbahet mend si një president, jo për fajin e tij tërësisht, që krijoi një konflikt të detyruar, mes bandave politike. Meta denigroi atë figurë të presidentit, ka të bëjë me qëndrimet dhe retorikën e tij, me ato daljet e tij me protesta folklorike. Ai ka dalë jashtë kornizës presidenciale. Sa u përket dekorimeve, ka degjeneruar totalisht edhe ata që kanë vlera. Ata njerëz që vlejnë, me mënyrën se si dha dekorata për njerëz anonimë, duke bërë vetëm mjeshtra të mëdhenj dhe ndere kombi.

Rikthimi i tij në LSI, është thjeshtë biznesi familjar. Iku nga presidenca, ikën e shoqja e tij dhe kthehet Meta. Pra, partia është një biznes familjar. Do të vazhdojë kjo gjendje lufte dhe do të vazhdojë të bashkohet me Berishën, ndërsa ai është non grata edhe nga Britania e Madhe. Berisha po bën një luftë për veten dhe familjen e tij, ndërsa kam informacione se edhe Meta do të jetë non grata shumë shpejt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat