Ndërron jetë turisti polak në Sarandë, policia tregon detajet e ngjarjes! Nisin hetimet

Shqipëria

Ndërron jetë turisti polak në Sarandë, policia tregon detajet e ngjarjes! Nisin hetimet

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Një turist polak i moshës 37-vjeçare ka ndërruar jetë pasditen e sotme në spitalin e Sarandës.

Sipas policisë, dyshohet se ai ka pësuar arrest kardiak, ndërkohë po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

“Sot rreth orës 17:50, në spitalin e Sarandës, ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi polak R. J., 37 vjeç, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor  po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat