21-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën! Si është gjendja e të lënduarit

Shqipëria

21-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën! Si është gjendja e të lënduarit

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 23:26
Foto ilustrim

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në zonën e Fushë-Krujës, në Nikël.

Burimet zytare bëjnë me dije se ngjarja është shënuar rreth orës 22:30, kur M. Q., 21 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë të tensionit elektrik.

Si rezultat i përplasjes, është lënduar lehtë 21-vjeçari, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:30, në Nikël, shtetasi M. Q., 21 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë të tensionit elektrik.

Për pasojë është lënduar lehtë 21-vjeçari, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat