​Rama: Plazhe të mirëmbajtura e sezon turistik më i pastër

Shqipëria

​Rama: Plazhe të mirëmbajtura e sezon turistik më i pastër

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 10:03
Plazhi shqiptar

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar pamje nga plazhet publike përgjatë bregdetit të Sarandës.

Kreu i qeverisë theksoi se plazhet nga Pllakat deri në Ksamil, janë të mirëmbajtura e të pastruara nga bashkia dhe pa asnjë pagesë për pushuesit.

Rama theksoi se plazhe të tilla ka plot përgjatë vijës bregdetare të Shqipërisë, ku po zhvillohet sezoni më i pastër e më i mirë organizuar turistik.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje të plazheve tërësisht publike përgjatë bregdetit të Sarandës, nga Pllakat deri në Ksamil, të mirëmbajtura e të pastruara nga bashkia dhe pa asnjë pagesë për pushuesit, ashtu si plot të tilla përgjatë vijës bregdetare të Shqipërisë, ku po zhvillohet sezoni më i pastër e më i mirë organizuar turistik, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat