“Trekëndëshi Rama, Berisha, Meta rrethi vicioz ku kërkohet...”/ Shpërthen Ilir Demalia

Shqipëria

“Trekëndëshi Rama, Berisha, Meta rrethi vicioz ku kërkohet...”/ Shpërthen Ilir Demalia

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 10:48
Ilir Demalia

Analisti Ilir Demalia ka reaguar për konventën e LSI-së, të cilën e cilëson si një shfaqje kryetarokracie dhe sundim familjar si familjet mafioze.

Sipas tij, Trekëndëshi Rama, Berisha, Meta janë rrethi vicioz ku kërkohet “zgjidhja” për t’u sjellë pambarimisht rreth mullarit moszgjidhjes si pa zgjidhje.Jo vetëm kaq, por ai paralajmëron edhe shpopullimin e Shqipërisë, pasi njerëzit e shohin largimin si të vetmen rrugë të shpëtimit.

Demalia: Në rrethin vicioz të mos-zgjidhjes si “zgjidhje”. Të gjithë horrat pëllasin në emër të sovranizmit, atdhedashurise, lirisë, kombit, kur janë pikërisht këta që kan shitur sovranitetin, kanë rrjepur dhe zhvatur atdheun, kanë mbyllur hapsirat për zhvillim demokratik me sundim autokratik duke krijuar kleptokraci me burime korruptive dhe lidhje kriminale, duke përdorur mediat si patllake të propogandës se bandave politike që quhen parti. Duke i shpërblyer këta me para dhe prona e të tjera perfitime me fuqinë politike si skllever të fjalës së lirë dhe Desinformimit të publikut dhe trushpëlarjes se publikut.

Kjo ndodhi dhe sot në konventen e LSI-se dhe kjo po ndodh prej 30 vjetësh me të gjitha partite me kryetarokraci dhe sundim familjar si familjet mafioze. Shqipëtaret po sillen e do të sillen për gjatë në këtë kënetë ku e vetmja zgjidhje është largimi nga këneta (Shqiperia), pasi në Shqipëri nuk duket kërkund nje forcë që të ngjallë shpresë dhe jape besim. Trekendëshi Rama, Berisha, Meta janë rrethi vicioz ku kerkohet “zgjidhja” për t’u sillur pambarimisht rreth mullarit mosgjidhjes si pa zgjidhje e një shoqërie që kërkon të bëhet pjesë e ”zgjidhjes” me modelet që kanë sjellë Shqipërinë në këtë gjendje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat