Dyshohet se fshihet Talo Çela, policia e Tiranës kontrolle ‘blic’ në disa zona të kryeqytetit

Shqipëria

Dyshohet se fshihet Talo Çela, policia e Tiranës kontrolle ‘blic’ në disa zona të kryeqytetit

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 23:04
Talo Çela.

Policia e Tiranës ka kryer disa kontrolle të befasishme mbrëmjen e sotme në disa zona të ndryshme të kryeqytetit.

Burime bëjnë me dije për gazetaren Nikoleta Kovaçi se blutë kanë pasur informacion se në periferi të Tiranës fshihej i shumëkërkuari Talo Çela.

Deri tani nuk ka informacion për persona të shoqëruar apo arrestuar nga ky operacion ndërsa nuk ka ende një reagim nga policia.

RENEA dhe grupe FNSH-je, që prej disa muajsh, ushtrojnë kontrolle të shumta në Elbasan dhe rrethina, në të gjitha pikat ku pretendohet se strehohet Talo Çela, por ende nuk është bërë e mundur të arrestohet.

Ai u kthye në një person të shumëkërkuar pas dëshmisë së të penduarve të drejtësisë Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, ku Çela dyshohet se ka qenë i përfshirë në disa krime monstruoze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat