Bum turistësh në Shqipëri/ 200 mijë grekë e kanë vizituar deri në fund të qershorit

Shqipëria

Bum turistësh në Shqipëri/ 200 mijë grekë e kanë vizituar deri në fund të qershorit

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 23:51
Foto ilustrim

Pothuajse 200 mijë grekë kanë vizituar Shqipërinë në gjysmën e parë të këtij viti nga 2.5 milionë shtetasve të huaj që vizituan vendin tonë në fund të qershorit të këtij viti. 

“Shifra e përgjithshme e të ardhurve është 51,3% më e lartë se në të njëjtën periudhë të vitit 2021”, thuhet në raportin e Institutit Shqiptar të Statistikave (INSTAT).

Vetëm në qershor 876,056 vizitorë të huaj vizituan Shqipërinë , një rritje prej 45% nga viti në vit, shkruajnë mediat greke.

Rritja më e madhe në bazë vjetore u regjistrua për shtetasit grekë, në masën 410%, pasi 199,943 prej tyre kanë vizituar Shqipërinë në periudhën janar-qershor të këtij viti, sipas raportit, pas kufizimeve të vitit të kaluar nga pandemia e Covidit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat