Patozi: I kërkova Metës të ndryshonte ligjin e dosjeve, propozimi u hodh poshtë me konsensus

Shqipëria

Patozi: I kërkova Metës të ndryshonte ligjin e dosjeve, propozimi u hodh poshtë me konsensus

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 18:38
Astrit Patozi

Astrit Patozi ka komentuar lidhur me pretendimet e Autoritetit të Dosjeve se Ilir Meta figuron në dosjet e Sigurimit të Shtetit.

“Disa vite më parë, kur shqyrtohej ligji i dosjeve në parlament, në cilësinë e deputetit të opozitës, i pata kërkuar Ilir Metës, si kryetar Kuvendi, që verifikimin ta fillonim nga deputetët, si përfaqësues të institucionit më të lartë të vendit. Propozimi im sigurisht që nuk u përfill dhe pati një injorim total, jo vetëm prej tij dhe prej maxhorancës socialiste të kohës, por çuditërisht edhe prej grupit parlamentar të PD. Konsensus i plotë, me një llaf”, shkruan Patozi në Facebook.

“Sot, më shumë se kurdoherë tjetër, është rasti për të provuar se investimet serioze nuk shkojnë dëm asnjëherë. E thënë me gjuhë popullore, hidhe të mirën në det, se ta kthen kripa në gjellë. Edhe pse ndoshta pa asnjë përfitim konkret, duhet theksuar se nuk është pak asnjëherë që të mbjellësh farën e një qasjeje të re të moralit politik në një shoqëri të traumatizuar nga deformimet e tmerrshme për shkak të abuzimit me pushtetin. Të cilat, jo rastësisht, në Shqipërinë e këtyre 30 vjetëve kanë për autorë dhe protagonistë subjekte me hije të tmerrshme të integritetit të figurës së tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat