Berisha: Teatri do rindërtohet siç ka qenë

Shqipëria

Berisha: Teatri do rindërtohet siç ka qenë

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 00:32
Sali Berisha

Ndonëse Bashkia e Tiranës ka hapur garën ndërkombëtare për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar sipas projektit të arkitektit danez bark Ingels, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka premtuar aktivistëve të trashëgimisë kulturore se kur të vijë në pushtet do e rindërtiojë siç ka qenë.

“Ju garantoj se shqetësimet serioze që ngritët këtu do të jenë pjesë e programit. Ai Teatër Kombëtar do të ndërtohet siç ka qenë. Sheshi ka qenë një fazë tranzitore. Çfarë ju bë sheshit? Sheshit iu zvogëluan përmasat në mënyrë që të mos ishte një hapësirë gjigante në raport me njeriun liliput kur kalonte. U ndërtua një pyll midis Bankës dhe Muzeut. Qëllimi ynë ka qenë rikthimi i projektit të parë të italianëve për Tiranën.”

Një tjetër premtim që bëri gjatë takimit me ekspertët e trashëgimisë kulturore ishte edhe ai për revokuar kontratën për menaxhimin e Parkut të Butrintit.

“Butrinti, parku më i bukur i botës. Ka një gërshetim të natyrës, panoramës, të gjetjeve arkeologjike, pamje magjepsëse.  natyrisht ne qëndrojmë, ajo kontratë është e papranueshme dhe ajo do anulohet. I sugjeroj fondit të rishqyrtojë qëndrimin ndaj kësaj kontrate.”

Ai akuzoi kryeministrin se po planifikon ndërtime në këtë zonë

“Butrinti u shpërbë me qëllimin e vetëm që të pushtohet Kepi i Stillos. Unë ju them që janë 620 vila që po bën gati Rama me oligarkët e tij. Unë jam njeri që kam punuar më shumë se çdokush tjetër me Fondin Shqiptaro-amerikan dhe e kam lavdëruar më shumë se kushdo tjetër për suksesin e projekteve.  Jam zhgënjyer në mënyrë shumë të thellë kur dëgjoj deklaratën e tyre se ajo është punë e qeverisë. Ajo është punë e çdo njeriu të qytetëruar.”

Berisha akuzoi gjithashtu qeverinë se ka ndërmend të mbushë me kulla edhe territorin e Pallatit të Brigadave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat