“Vrasje mirëfilli politike”/ Ekzekutimi që tronditi Shqipërinë, Artur Zheji flet me emra dhe hedh dyshimet e forta

Shqipëria

“Vrasje mirëfilli politike”/ Ekzekutimi që tronditi Shqipërinë, Artur Zheji flet me emra dhe hedh dyshimet e forta

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 14:43
Artur Zheji

Analisti Artur Zheji komentoi sot në emisionin ‘Pikat mbi i’ ngjarjen e ndodhur 4 ditë para zgjedhjeve të 2019, ku mbeti i vrarë në Elbasan, Pjerin Xhuvani.

Sipas Zhejit kjo vrasje tronditi opinionin publik dhe ngjalli frikë, ndërsa thotë se vrasja është mirëfilli politike.

Zheji: Vrasje mirëfilli politike, s’ka rëndësi kush u vra apo kush e vrau, e gjitha kjo ndikoi politikisht dhe them se vazhdon edhe sot. Krijoi frikë dhe pasiguri të madhe.

Zheji: Një nga çelësat kryesorë për të kuptuar dinamikën e vërtetë të ngjarjes, është qëllimi. Çfarë qëllimi do kishte një prokurori apo polici në presion për të mos dhënë versionin e saktë të kësaj ngjarjeje.

Nuk e kuptoj pse deponimet e Paplekës, nuk është dhe aq publik. Sepse unë them se shancet që ai të ketë reaguar për vetëmbrojtje janë shumë të larta, sepse është një ish-ushtarak me medalje, nuk vjen nga bota e krimit… Paplekaj është çelësi i kësaj çështjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat