Demalia: Berisha përdori dosjet e Sigurimit për interesat e tij dhe për shantazh, Meta nostalgjik i komunizmit

Shqipëria

Demalia: Berisha përdori dosjet e Sigurimit për interesat e tij dhe për shantazh, Meta nostalgjik i komunizmit

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 08:23
Ilir Demalia

Analisti i njohur, Ilir Demalia ka komentuar dje situatën politike në vend, ndërsa e ka ndalur theksin tek debati për dosjet e Sigurimit të Shtetit, ku aludohet se pjese e rekrutimit dhe madje spiun ka qenë edhe ish-presidenti Ilir Meta.

Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, analisti Demalia akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se përdori dosjet e Sigurimit, ndërsa shtoi se pjesa më e madhe e deputetëve të PD ishin në sigurim. Ndërkohë për praninë e emrit të Ilir Metës në këto dosje, analisti u shpreh se e vetmja gjë që duhej të bënte ky i fundit duhej thjesht t’i drejtohej autoriteteve jo të merret me replika.

“Meta edhe sot ka nostalgji për regjimin komunist dekoroi një sërë shkrimtarësh, autorësh të regjimit, si ata nacional komunistët. Duhet sqaruar çështja. Meta për të pastruar veten nuk ka nevojë të bëjë as retorika, as të paguajë gazetarë analist, Meta e Rama apo Berisha… Se këtu ka një korrupsion shumë të madh edhe të medias. Meta duhet të bëjë kërkesën autoritetit të dosjes dhe pastaj të deligjitimojë autoritetit. Pse ka frikë t’i çojë një kërkesë autoritetit të dosjeve? Pse i trembet Meta autoritetit? Këto gjëra janë përdorur në formë shantazhesh, në 96 i përdori Berisha për të eliminuar kundërshtarët e vet, Skënder Gjinushin madje dhe nja dy nga opozita... Ti ke akoma njerëz në parlament që janë bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit”, deklaroi analisti i njohur, Ilir Demalia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat