Dogjën mbeturinat, flakët dalin jashtë kontrollit dhe djegin të mbjellat, shoqërohen tre zjarrvënësit në Berat

Shqipëria

Dogjën mbeturinat, flakët dalin jashtë kontrollit dhe djegin të mbjellat, shoqërohen tre zjarrvënësit në Berat

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

Një zjarr i papritur është shfaqur në fshatin Veterrik në Berat.

Kanë qenë tre banorë të fshatit ata që i kanë vënë flakën mbeturinave në tokat e tyre, por më pas zjarri u ka dalë nga kontrolli dhe është përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme toke me të mbjella.

Gazetarja Eneida Petova raporton për BalkanWeb se në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë zjarrëfikës, që kanë mundur të lokalizojnë në kohë flakët dhe të kryejnë shuarjen e zjarrit, ndërkohë që policia ka kapur në vendngjarje 3 zjarrëvënësit, të cilët janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat, ku edhe do të japin deklaratat e tyre në lidhje me zjarrin.

Si pasojë e zjarrit raportohet se janë djegur disa dynym toka me të mbjella.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat