Po ndihmonte në shuarjen e zjarrit, asfiksohet nga tymi një banor në Dropull, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Shqipëria

Po ndihmonte në shuarjen e zjarrit, asfiksohet nga tymi një banor në Dropull, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 19:30
Foto ilustrim

Një banor i fshatit Frashtan është asfiksuar nga tymi i zjarrit.

Bëhet fjalë për Kristo Ziso, i cili është gjendur i asfiksuar në hyrje të fshatit të tij pas avancimit të flakëve nga maja e malit drejt zonave të banuara ku një prej të cilave është dhe fshati Frashtan në Dropull.

Atij i ka rënë infarkt nga asfiksia dhe fillimisht është shoqëruar në gjendje të rënduar në Spitalin e Gjirokastrës.

Ndërsa pritet të dërgohet në spitalin e Janinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat