I doli krah Serbisë për çështjen e Kosovës, zbulohet data kur kryeministri spanjoll do të vizitojë Shqipërinë

Shqipëria

I doli krah Serbisë për çështjen e Kosovës, zbulohet data kur kryeministri spanjoll do të vizitojë Shqipërinë

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 12:23
Pedro Sanchez

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez do të vizitojë nesër, 1 Gusht, Shqipërinë.

Burime nga kryeministria bëjnë me dije se nesër në orën 11:00 kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij spanjoll do të mbajnë një konferencë e përbashkët për shtyp.

Vizita e kryeministri spanjoll në Shqipëri bëhet në kuadër të turneu që Pedro Sanchez po zhvillon ne Ballkanin Perëndimor, që përfshin Serbinë, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën, Maqedoninë Veriut dhe Shqipërinë.

Turneu parashikohet të jetë aktiviteti i tij i fundit ndërkombëtar përpara pushimeve verore.

Më 26 qershor, gjatë një takimi të liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel, Sánchez zgjodhi të “riaktivizojë, ringjallë dhe rigjallërojë procesin e zgjerimit” për vendete Ballkanit Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat