I riu shqiptar i dehur godet karabinierët dhe zhytet në lumë për t’u fshehur në Romë

Shqipëria

I riu shqiptar i dehur godet karabinierët dhe zhytet në lumë për t’u fshehur në Romë

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 23:08
Foto ilustrim

Skenë e çuditshme në Romë. Ngjarja ndodhi gjatë kësaj mbrëmje në Trastevere, ku një shqiptar i dehuri ka shqetësuar kalimtarët dhe më pas është zhytur në lumin Tiber, për të mos u ndalur as nga thirrjet e karabinierëve. Ngjarja ka ndodhur në Ponte Sisto, në Romë. Protagonisti është një 26-vjeçar shqiptar i pastrehë.

Gjithçka nisi kur disa persona lajmëruan numrin e vetëm të urgjencës për të riun.

Teksa ka parë uniformat, 26-vjeçari ka ikur duke zbritur shkallët që të çojnë në kalatë, teksa përpiqej të fshihej. Pasi e kanë arritur dhe i kanë kërkuar mjetin e identifikimit, i riu ka shtyrë dhe sulmuar karabinierët dhe më pas është zhytur në lumë, duke gjetur strehë në një nga shtyllat qendrore të urës.

Më pas karabinierët me ndihmën e zjarrfikësve, arritën ta kapnin dhe dërgonin në komisariat, pasi u ndalu nën akuzat e ushtrimit të dhunës dhe rezistencës ndaj një zyrtari publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat