Në kërkim nga autoritetet belge, arrestohet shqiptari në doganën e Kakavijës

Shqipëria

Në kërkim nga autoritetet belge, arrestohet shqiptari në doganën e Kakavijës

Më: 1 gusht 2022 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

Një shtetas shqiptar, i cili ishte në kërkim në Belgjikë është arrestuar ditën e sotme na policia greke në doganën e Kakavijës.

Teksa po tentonte të kalonte në Shqipëri.

Sipas policisë greke bëhet me dije se nga kontrolli rezultoi i kërkuar me urdhër europian arresti nga autoritetet belge për trafik droge dhe vjedhje.

Ai do të paraqitet në Prokurorinë e Janinës ku do të nisin procedurat për ekstradimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat