Begaj mori postin e Presidentit, ky është Gjenerali që do e zëvendësojë si shef shtabi i ushtrisë

Shqipëria

Begaj mori postin e Presidentit, ky është Gjenerali që do e zëvendësojë si shef shtabi i ushtrisë

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 14:49
Gjeneral brigade Arben Kingji dhe presidenti Bajram Begaj

Gjeneral brigade Arben Kingji pritet të jetë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Bëhet me dije se me propozim të Kryeministrit Edi Rama, Presidenti Bajram Begaj pritet të dekretojë Gjeneral brigade Arben Kingjin në këtë detyrë.

Gjeneral brigade Arben Kingji mbante deri tani detyrën e Komandantit të Forcës Tokësore. Më herët ai ka qenë Komandant i Batalionit të Mbështetjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Gjeneral Brigade Arben Kingji zëvendëson në këtë detyrë Bajram Begaj, i cili u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat