​1207 të infektuar me COVID sot në Shqipëri

Shqipëria

​1207 të infektuar me COVID sot në Shqipëri

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 19:35
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 2468 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 1207 qytetarë.

MSHMS informoi se rastet e infektimit me COVID-19 rezultuan në këto bashki: 413 në Tiranë, 74 në Durrës, 63 në Vlorë, 57 në Fier, 49 në Lushnjë, 46 në Elbasan, nga 29 qytetarë në Shkodër, Kamzë, Sarandë etj.

Janë 7.721 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 28 pacientë. Janë shëruar 1023 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Kavaja, 85 vjeçe, një qytetare nga Durrësi, 86 vjeçe.

Shqipëria ka regjistruar deri më sot 313.582 raste me koronavirus, prej tyre 302.311 janë shëruar, 7.721 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.550 pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat