E frikshme, me motor uji për pak vret pushuesin në Shëngjin dy ditë pas tragjedisë në Himarë

Shqipëria

E frikshme, me motor uji për pak vret pushuesin në Shëngjin dy ditë pas tragjedisë në Himarë

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 15:02
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Një video e shpërndarë së fundmi në rrjetet sociale tregon se si një burrë i ka shpëtuar për pak vdekjes teksa një “i çmendur” bën një manovër të rrezikshme me motor uji në vendin e mbushur me pushues.

Burri ishte duke notuar pranë bregut, ndërkohë që i afrohet një i ri me motor uji duke e kthyer atë në 180 gradë, gjë që ka rrezikuar seriozisht jetën notuesit.

Dy ditë më parë, polici Arjan Tase, ish-shef i Komisariatit të Himarës vrau me skaf një 7-vjeçare në plazhin e Potamit pasi e futi mjetin lundrues në plazhin e mbushur me pushues. Dyshohet se skafi i Tases përdorej për trafik droge dhe e kishte në pronësi të tijën pavarësisht se me dokumente figuronte në emrin e dikujt tjetër.

Fillimisht AMP njoftoi se do të hetohej për “vrasje nga pakujdesia”, por prokuroria e Vlorës hodhi poshtë mbrojtjen e policëve ndaj kolegut të tyre duke e akuzuar për veprën penale “vrasje me dashje”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat