Protestuesit ‘ultimatum’ Ramës

Shqipëria

Protestuesit ‘ultimatum’ Ramës

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 21:06
Qytetarët protestuan fillimisht para Ministrisë së Brendshme shkuan në Kryeministrisë ku ndezën qirinj në kujtim të 7-vjeçares

Protesta për ngjarjen e rëndë në Himarë po vazhdon, ku protestuesit i janë drejtuar presidencës ku qendron Bajram Begaj.

Qytetarët protestuan fillimisht para Ministrisë së Brendshme shkuan në Kryeministrisë ku ndezën qirinj në kujtim të 7-vjeçares që u vra në Potam të Himarës pasi u përplas nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase.

Qytetarët i kërkuan kryeministrit Rama që të shkarkojë deri të hënën ministrat Çuçi, Kumbaro dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Protestuesit paralajmëruan se nëse Rama nuk zbaton ultimatumin e tyre, nuk do i ndalin protestat.

“Të dashur qytetarë kemi një ultimatum për Kryeministrin nëse deri të hënën nuk shkarkon përgjegjësit e vrasjes së Jonadës, Çuçin, Kumbaron drejtorin e policisë do të vijojmë me protesta të pandalshme. Vrasja e Jonadës nuk mbyllet këtu, do të kërkojmë drejtësinë deri në fund”, thanë protestuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat