E rëndë në Korçë, qëllohet me thikë 17-vjeçari

Shqipëria

E rëndë në Korçë, qëllohet me thikë 17-vjeçari

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 23:01
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë, ku një 17-vjeçar dyshohet se është plagosur me thikë.

Policia informon se gjatë një konflikti i 17-vjeçari është qëllur me thikë dhe ka shkuar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.

Aktualisht i riu është nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat