Vdekja e 7-vjeçares në Himarë, Nano shkund institucionet, zbardhet lëvizja më e fundit

Shqipëria

Vdekja e 7-vjeçares në Himarë, Nano shkund institucionet, zbardhet lëvizja më e fundit

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 14:32
Gledis Nano

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, i ka dërguar një letër të gjitha institucioneve që kanë për detyrë mbarëvajtjen e sezonit turistik, për të cilat ankohet se nuk ka pasur bashkëpunim.

Në letrën që i është dërguar kryetarit të qarkut Vlorë, kryetarit të Bashkisë Himarë, Ministrive të Brendshme, të Turizmit, Infrastrukturës dhe asaj të Bujqësisë dhe Zhvillimit rural, thuhet se siguria në det është prioritet për vendin tonë, dhe për këtë duhet një bashkëpunim mes hallkavetë institucioneve.

Misioni i Policisë shkruan Nano, është që të garantojë jetën e qytetarëve, në çdo situatë, por ajo kërkon bashkëpunim dhe kontribut konkret nga çdo strukturë.

Për të arritur rezultatet e duhura, Policia e Shtetit duhet të informohet periodikisht mbi masat e marra nga institucionet përgjegjëse, detyrim i cili nuk rezulton që të jetë zbatuar nga institucionet drejtpërdrejtë përgjegjëse për asnjë rast, të cilat lejojnë licensimin dhe zhvillimin e aktivitetit të turizmit, paisjen me leje drejtimi për mjete motorike.

Të merren masa administrative dhe jo vetëm ndaj çdo shkelësi të ligjit, thuhet mes të tjerave në letrën e Nanos.

Drejtori këmbëngul se policia nuk mund të veprojë e vetme dhe as nuk mund të jetë e vetmja përgjegjëse, në rastin kur hallkat mes institucioneve nuk bashkëpunojnë dhe nuk zbatojnë ligjin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat