Tentuan të trafikonin rreth 1 ton drogë, lihen në burg tre skafistët

Shqipëria

Tentuan të trafikonin rreth 1 ton drogë, lihen në burg tre skafistët

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

Gjykata e Vlorës vendosi të lejë në burg tre skafistët nga Vlora të arrestuar si rrjedhojë e operacionit “Syri” të zhvilluar nga Guardia Di Finanza dhe Policia e shtetit.

Ata janë Arber Saraseli 31 vjeç, Saverjo Imeraj 21 vjeç dhe Qemal Pekmezi 19 vjeç të cilët u kapën me 991 kg lëndë narkotike marjuanë 13 milje larg Vlorës.

Nga  operacioni i  Guardia Di Finanza janë arrestuar edhe dy shtetas ukrainas si dhe është shpallur në kërkim Gregor Likaj.

Mbi ta rëndon akuza e prodhimit dhe trafikimit  të lëndëve narkotike dhe mjeteve lundruese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat