Qëlloi me armë zjarri punonjësin e IMT-së në Tiranë, policia i vë prangat autorit! Ja si është gjendja e të plagosurit

Shqipëria

Qëlloi me armë zjarri punonjësin e IMT-së në Tiranë, policia i vë prangat autorit! Ja si është gjendja e të plagosurit

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 13:27
Foto ilustrim

Qani Muça, personi që plagosi me armë zjarri një ditë më parë punonjësin e IMT-së në Tiranë është vënë në prangat e policisë.

Blutë bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet në spital prej ditës së djeshme ndërkohë që tashmë e ka kaluar rrezikun për jetën.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës arrestuan në flagrancë shtetasin Q. M., banues në Tiranë, pasi pasditen e djeshme ka plagosur me armë zjarri shtetasin I. G. (punonjës i IMT-së), i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit me të cilën dyshohet se autori ka kryer krimin”, bën me dije policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat