Dhunuan pronaren e banesës dhe grabitën para e bizhuteri, arresohen dy vëllezërit në Dibër

Shqipëria

Dhunuan pronaren e banesës dhe grabitën para e bizhuteri, arresohen dy vëllezërit në Dibër

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Operacioni ‘Goods’, dhunuan pronaren e banesës dhe e grabitën, në pranga Fjoralb e Arsen Mani.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Dibër, operacioni policor i koduar “Goods”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

I vodhën me dhunë para dhe sende personale në banesë, një shtetaseje, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, identifikohen dhe vihen në pranga 2 vëllezërit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Postës së Policisë Maqellarë, pas marrjes së njoftimit se 2 persona të paidentifikuar kishin hyrë në banesën e një shtetaseje, në fshatin Pejkë dhe i kishin vjedhur me dhunë, një shumë parash dhe sende personale (varëse dhe orë), menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tyre, në kuadër të operacionit policor të koduar “Goods”.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale, nga ana e shërbimeve të Policisë u bë identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasve:

-Fjoralb Mani, 25 vjeç dhe Arsen Mani, 27 vjeç, (vëllezër) banues në fshatin Pejkë, Maqellarë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat